Kryetari i Mitrovicës dhe ish-kandidat për kryeministër të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se tubimi në Tiranë për të kërkuar drejtësi për ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë, është mesazh që të gjithë shqiptarët i përkrahin çlirimtarët.
“Është tubim tepër i rëndësishëm sepse është mesazh që të gjithë shqiptarët janë në përkrahje të çlirimtarëve. Ka qenë luftë për liri, pavarësi, për shtetin dhe janë njerëzit më meritorë. Ne besojmë në drejtësi dhe jemi të bindur se drejtësia do të bjerë në vend”, ka thënë ai për “Euronews Albania”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërkaq, deputeti i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Bujar Leskaj, që doli në tubim pavarësisht refuzimit të PD-së, ka thënë se e ka bërë veprim për shkak të respektit për Hashim Thaçin.