Oda e Afarizmit të Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Financave organizuan takimin e përbashkët me bizneset me temën “Masat e reja fiskale!”
I pranishëm në këtë takim ishte ministri i Financave Bedri Hamza, i cili tha se asnjëherë nuk e ka problem të përballet me kërkesat e bizneseve, të cilat kanë për qëllim zhvillimin e tyre dhe të ekonomisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi tha se asnjëherë nuk ka marrë vendim për t’i ngarkuar bizneset, por për t’i lehtësuar ato.
Hamza veçoi se janë marr disa vendime për lehtësimin e veprimtarisë së bizneseve. Sipas tij, dy prej vendime të marra kanë të bëjnë për lirimin e tatimit të akcizës për mazut që kanë për qëllim përkrahjen prodhuesve, transmeton kp.
Hamza ka folur edhe për reformat fiskale që do të ndodhin shumë shpejt dhe nuk do të ketë pabarazi në treg.
Sipas tij, vitin e ardhshëm në strategjinë legjislative do të jetë komplet legjislacioni që rregullon fushën e bizneseve dhe ligji për Administratën Tatimore.
“Përveç shkurtimit të procedurave dhe burokracisë do të jetë edhe kalimi i pagesës të TVSH nga kufiri në brendi. Kjo sigurisht se është nevojë e madhe dhe kërkon kapacitete për zbatimin e kësaj reforme. Ka me pas problem në fillim se do të ketë më pak buxhet, por pas një muaji do të rritet. Kemi bërë analizë paraprake kemi diskutime të vazhdueshme me vendet e zhvilluara edhe me Luksemburgun, edhe me Austrinë dhe me vendet tjera. Dhe jam i sigurt se do të ecim me sukses. Ju siguroj që legjislacioni nuk do të jetë ai që do të ketë ngarkesa për bizneset, por lehtësim të procedurave dhe asnjë ngarkesë për bizneset. Edhe ju do të jeni pjesë e kësaj përmes përfaqësuesve tuaj. Një diçka që ju siguroj se nuk do të ketë favoreve përmes ligjeve dikë ta favorizojë dikë jo, ka me pas konkurrencë lojale, ka me pas trajtim të projektligjeve brenda konkurrencës lojale. Por me i krijuar dikujt monopole ose favore që përmes legjislacionit me krijuar situate që me ecë në raport me tjerët, është turp. Po e them publikisht”, ka thënë Hamza.
Ai shtoi se këto masa do të kenë ndikim pozitiv për bizneset dhe për ndërmarrjet e ndryshme, derisa heqja e akcizës për mazut nuk është edhe për bujqësi, pasi fermerët përkrahen në forma të tjera.
Drejtori ekzekutiv në Odën e Afarizmit të Kosovës, Ismet Mulaj, tha se janë hartuar shumë dokumente për të ndryshuar ambientin e të bërit biznes dhe janë arritur që të tejkalohen shumë sfida apo barriera të bizneseve.
Ai ka thënë se ka pasur kërkesa që akciza për mazut të hiqet edhe për fermerët sikur që do të hiqet edhe për prodhuesit. Po ashtu ai ngriti edhe çështjen e normave të tatimit.
“Për këto nëntë muaj kemi arrit një sërë sfidash që kanë bizneset me i tejkaluar, sot është takimi për masat fiskale që ka qenë kërkesë edhe e bizneseve të Odës që për së afërmi prej dorës së parë prej ministrit me dëgjuar cilat janë masat e reja fiskale, cilat janë sfidat se si do të zbatohen këto masa të reja fiskale e që bizneset kanë mungesë informacioni rreth asaj deri ku kanë ardhur këto vendime”, ka thënë Mulaj.
Shaban Muja, prodhues i alimeniumit, tha se është fabrika e parë në Kosovë që nuk është vizituar asnjëherë nga zyrtarë të institucioneve të shtetit, dhe se ballafaqohet me shumë vështirësi për prodhimtari në fabrikë për taksat e larta për importin e lëndës së parë.
Ai ka kritikuar Qeverinë dhe institucionet tjera, duke thënë se me këto tarifa doganore nuk mund të jetë konkurrent në treg, ngase produktet e gatshme të importuara kanë më shumë lehtësira dhe tarifa më të ulëta.
“Kam shumë respekt për ty, kam shumë respekt për Qeverinë, kënaqem kur ju dëgjoj, por në vepër nuk jeni. Në vepër jeni veç duke na bllokua”, ka thënë Muaja.
Afrim Berisha nga kompania Bylmeti, ka ngritur çështjen e përshkallëzimit të TVSH-së, ngase shumë biznese nuk po respektojnë normat dhe po krijojnë pabarazi në treg.
Berisha: Kompani të ndryshme nuk po e respektojnë përshkallëzimin e TVSH-së
“Në treg kemi hasur produkte të cilat janë të njëjta për nga natyra që ju kanë nënshtruar nivelimit të TVSH-së në 8 dhe 18 për qind , mirëpo prodhuesit e ndryshëm kanë shitur produkte me 8 për qind, ndërsa disa të tjerë me 18 për qind, andaj, kemi konkurrent që kanë faturuar me 8 për qind dhe ne mbesim edhe për 10 për qind më jo konkurrent ndaj konkurrencës”, ka thënë Berisha.
Edhe përfaqësues të teknologjisë informative shprehën vërejtjet e tyre për mënyrën e trajtimit dhe inkasimit të tatimit mbi vlerën e shtuar.