Komiteti Drejtues i Projektit Pro Tax 2 ka mbajtur sot takimin e radhës të kryesuar nga ministri i Financave Bedri Hamza, ku morën pjesë edhe përfaqësuesit e Ambasadës Suedeze në Kosovë, si donatorë kryesorë të këtij projekti.
Në këtë takim u diskutua në lidhje me arritjet e shënuara në hartimin e legjislacionit për tatimin në pronë, informimin e tatimpaguesve, proceset e reja të punës, zhvillimin e sistemit të TI-së si dhe arritjet në komponentët e tjerë të projektit.
Me këtë rast, Hamza shprehu falënderimet e tij për përfaqësuesit e Ambasadës Suedeze në Kosovë, Agjencinë Suedeze të Tatimeve, Departamentin e Tatimit në Pronë përfaqësuesit e Projektit Pro Tax 2, dhe i siguroi ata se përkushtimi i tij në funksionin e realizimit të objektivave të projektit nuk do të mungojë.
Hamza dhe përfaqësuesit e Ambasadës Suedeze në Kosovë vlerësuan lartë rezultatet e arritura të Projektit Pro Tax 2, ku sipas tyre është një nga projektet më të suksesshme të Ministrisë së Financave, duke përfshirë reformën e ndërmarrë së fundmi në fushën e tatimit në pronë, me theks të veçantë implementimin e tatimit në toka, si një nga reformat më të rëndësishme për komunat e Kosovës.
-
Implementimi i tatimit në toka një nga reformat më të rëndësishme për komunat e Kosovës
-
Suedia vlerëson implementimin e projekteve të saj në Kosovë
-
Suedia ndihmon Kosovën në projektin “Tatimi në Tokë” me mbi 3 milionë euro
-
Hamza falënderon Suedinë për ndihmën dhënë Kosovës
-
Kosova nënshkruan marrëveshjen për eliminimin e tatimit të dyfishtë me Arabinë Saudite