Një shtëpi e vjetër në Makresh të Novobërdës, e katandisur si mos më keq, nuk e ka pasur fatin e të tjerave të kësaj zone. Në vend të rrënimit, ajo është shndërruar në atraksion turistik. Restaurimi i bërë nga inxhinieri Metush Zymberi, nga Gjilani, i ka dhënë “jetë” edhe për shumë vjet.
“Shtëpia është e ndërtuar me qerpiç. E kam bërë izolimin, e kam rinovuar, struktura i është ruajtur e gjitha”, rrëfen ai, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKur e kishte blerë thotë se shtëpia kishte qenë e zbrazët. Por tani është e mbushur me gjëra që thotë t’i ketë mbledhur nga të gjitha viset. Në dhomën e ndejës janë të vendosur lloje të ndryshme të tepihëve, tavolinë druri, sfungjerë për t’u ulur, komodina të vjetra e deri te një djep i vogël i varur në njërin prej drunjve të kulmit në formë luhatëse. E në të njëjtin dru ka varur rreth dhjetë kambana të hekurit, që Zymberi ka thënë se i ka mbledhur në anën ku i ka ruajtur delet e dhitë. Nuk mungojnë as instrumentet muzikore të vjetra, duke filluar nga lahuta, harmonika, kavallet e sharkia.
Shtëpia e rinovuar nuk është e vetme në oborrin e rrethuar me lisa. Pranë saj janë vendosur edhe të tjera objekte druri e guri. Por më shumë bien në sy hambarët e vjetër, që dikur shërbenin për ruajtjen e drithit... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.