Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Halimi flet për kartonin e humbur me emrat e Jasharëve 

Në ditët kur po varroseshin trupat e familjes Jashari në Prekaz ishte vendosur që të shkruheshin me emra.

Ajnishahe Halimi tregon se kishin gjetur një karton ndonëse atëkohë nuk kishin afër një letër.

“Është gjetur një karton në një gardh dhe ka filluar Emin Halimi me shkru, filloni varrosni, hapni kapakun”, shpjegoi Halimi.

“Në atë karton që sot nuk ekziston. Ata që e kanë marrë bëjë thirrje që ta kthejnë, ai karton i takon muzeut. Nuk është e rëndësishme kush e ka shkru po e rëndësishme është që është punu atë ditë”, shtoi tutje Halimaj.


Policia serbe bënte presion që trupat e Jasharëve të varroseshin sa më shpejt

Edhe Kolumne 1 j. më parë Fashizmi brina s’ka

Policia bënte presion që trupat e familjes Jashari të varrosen më shpejt dhe që mos askush mos të fliste për gazetar e media të huaja.

Ajnishahe Halimi, ish-cicerone e Muzeut Memorial të Prekazit në Rubikon të KTV-së shpalosi rrëfimin për ditën e varrimit të trupave të familjes Jashari.

Ajo tregon se si fillimisht mungonin dy kufoma.

“Mungonte kufoma e Hamzës dhe bacit Shaban”, ka thënë ajo.

Edhe Haxhiu e Kurti bëjnë homazhe në Prekaz, vlerësojnë lart sakrificën e Jasharëve Arbëri 1 muaj më parë Haxhiu e Kurti bëjnë homazhe në Prekaz, vlerësojnë lart sakrificën e Jasharëve

Ajo tregon se si mundoheshin tërë kohën që të nxjerrin pretekst e karshi policisë që trupat të varroseshin menjëherë pasi donin t’u jepnin mundësinë të tjerëve që të vijnë e ta shohin se cka ka ndodh.

“Ne pa i identifiku dhe pa ardhë dikush sepse kane qenë të karbonizuara disa kufoma të familjes së Jasharëve, ky ishte një pretekst dhe preteksti tjetër ishte që duhet ta bëjmë këtë cështje sa më të madhe sepse këtu ka gra, fëmijë, pleq“, përfundoi ajo.