Faqja zyrtare e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në Facebook është hakuar.
Ish-këshilltari i Thaçit, Adil Behramaj, ka thënë për Kohën se kësaj llogarie i është ndryshuar emri, fotoja dhe karakteri.
Ai ka njoftuar se rasti është raportuar te organet e rendit.
“Po, faqja zyrtare e presidentit Thaçi, e cila ka qenë pasive që nga dita e dorëheqjes së tij, më 5 nëntor 2020, është hakuar. Asaj i është ndryshuar emri, fotoja dhe karakteri. Rastin tashmë e kemi adresuar zyrtarisht në Policinë e Kosovës”, ka thënë ai.
Thaçi është një nga ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po akuzohen nga Gjykata Speciale në Hagë për krime lufte.

Artikuj të ngjashëm
-
Specialja bastis banesën e ish-këshilltarit të Thaçit
-
Mitrovicë, burri raporton se i është hakuar Facebooku dhe po kërkohen para
-
Vuçiq: Kam dëgjuar se Thaçi do të marrë dënim të rëndë
-
Sot mbahet seancë në rastin e Thaçit dhe të tjerëve për pengim në administrimin e drejtësisë
-
Më 27 shkurt nis gjykimi i dytë ndaj Thaçit