Aktivisti dhe politikani Hajrulla Çeku ka thënë se dy realitete i ka kuptuar në Shqipëri, gjatë kohës sa shërbeu si zëvendësministër i turizmit në qeverinë shqiptare: së pari, sa e madhe është Shqipëria dhe së dyti disponimin e madh të shqiptarëve për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.
I ftuar në emisionin CODEX të KTV-së, Çeku kujtoi kohën sa kishte qenë pjesë e qeverisë shqiptare, teksa foli për Shqipërinë postkomuniste, përmes librit të Fred C. Abrahams, "Modern Albania: From Dictatorship to Democracy Europe", për të cilin Çeku tha se e cilëson si librin ideal për ta kuptuar Shqipërinë e pas rënies së komunizmit.
Artikuj të ngjashëm
-
Kurti: Bashkëpunimi Kosovë - Shqipëri ka marrë formën e një përkushtimi të thellë
-
Çeku: Taksitë, pjesë e sistemit të mobilitetit që e bën Prishtinën më efikase
-
Çeku takohet me gratë e vajzat, flasin për mundësitë e reja të punësimit
-
Çeku: Gastronomët, kyç për zhvillimin e Prishtinës si destinacion atraktiv turistik
-
Çeku shpalos planin për fshatin: Do të bëhet pjesë e qytetit që funksionon, prodhon e zhvillohet