Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, priti në takim komisionarin evropian për Zhvillim, Johannes Hahn, me të cilin bisedoi për të ardhmen evropiane të Kosovës.
Kreu i vendit, duke i uruar mirëseardhje komisionarit Hahn, e ftoi atë për një angazhim më të madh të BE-së në Kosovë dhe rajon.
“E vlerësoj vizitën dhe angazhimin tuaj për zgjidhjen e problemeve”, tha Thaçi.
Ndërsa, komisionari Hahn u shpreh përkrahës për aspiratat e Kosovës dhe të rajonit.
“Jam i interesuar që t’i zgjidhim të gjitha çështjet”, tha Hahn, duke folur për raportet e Kosovës me BE-në dhe për çështjet ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Artikuj të ngjashëm
-
Terras: E ardhmja e Kosovës qëndron në BE, por anëtarësimi kërkon reforma
-
Haxhiu: Kosovës duhet t’i hapet rruga drejt negociatave për anëtarësim në BE
-
Kurti: BE-ja t’i përgjigjet vullnetit të popullit të Kosovës për anëtarësim
-
Haxhiu kërkon avancimin e Kosovës drejt statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE
-
Kurti takohet me kancelarin austriak, thekson përkushtimin e Kosovës në rrugën drejt BE-së