Komisionari evropian për politika të fqinjësisë, Johannes Hahn, ka deklaruar se Kosova duhet të vijojë punën për çështjet kyçe si sundimi i ligjit, zhvillimin ekonomik, dialogun me Serbinë dhe për liberalizimin e vizave.
“Më vjen keq për mocionin e mosbesimit që u votua në Parlamentin e Kosovës. Liderët politikë dhe institucionet nuk duhet të shkëpusin vëmendjen nga sfidat e mëdha me të cilat Kosova përballet”, ka shkruar Hahn në një postim në rrjetin social Twitter.
Artikuj të ngjashëm
-
Hahn: Serbia dhe Kosova duhet të zgjidhin mosmarrëveshjen e tyre
-
Hahn pret vendim të shpejtë e të favorshëm për vizat për kosovarët
-
Hahn në Durrës tregohet i kujdesshëm për çështjen e kufijve të Kosovës
-
Hahn: Kosova s’është çështja e vetme për përparimin e Serbisë drejt BE-së
-
Hahn propozon “konklavë” për zgjidhjen mes Kosovës dhe Serbisë