Komisari evropian për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësore, Johannes Hahn theksoi sot se ky vit do të jetë kyç për shtetet nga Ballkani Perëndimor. Ai në Twiter kumtoi se viti i kaluar ishte përplot me sfida.
“Të jemi krenarë për arritjet e përbashkëta, t’i përforcojmë përpjekjet në fushat ku progresi duhet akoma të realizohet”, theksoi Han.
Sipas tij, viti 2018 do të jetë kyç për Ballkanin Perëndimor dhe mundësi për bashkëpunim edhe më të afërt me të gjithë partnerët në sfidat e përbashkëta.
“Të gjithë partnerëve, politikanëve dhe qytetarëve u dëshiroj Vit të Ri të qetë dhe të gëzuar. Ta formojmë të ardhmen së bashku për rininë tonë”, theksoi Han.
Artikuj të ngjashëm
-
Hahn konsideron se data për zgjerim në Ballkanin Perëndimor është bërë më konkrete
-
Hahn: BE-ja s’pranon vende që kanë probleme me fqinjët
-
Hahn: Ballkani Perëndimor i takon Evropës
-
Hahn: Perspektiva evropiane do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë
- Ku mbeti “viti vendimtar për Ballkanin” në BE