Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

GSJP kërkon më shumë përkushtim për plotësimin e të gjitha kritereve

Më shumë dedikim institucional për plotësimin e kritereve që dalin nga Plani Kombëtar për Zbatimin e MSA-së dhe Agjendës për Reforma Evropiane, ka kërkuar Grupi për Studime Juridike dhe Politike.

Ky edhe ka qenë përfundimi i nxjerrë në raportin monitorues të këtij grupi, ku rëndësi e veçantë i është dhënë fushës së konkurrencës në Kosovë, raporton KTV.

Nga 12 masat e zbërthyera në 44 veprime, të dokumentit për Agjendën për Reforma Evropiane, në gjysmën e parë të këtij viti, nuk janë përmbushur as gjysma e kritereve.

Paaftësi e Qeverisë, është përshkruar në raport, mosfunksionimi i Autoritetit të Konkurrencës gjatë viteve 2013-2016.

Negative mbetet mosmarrja parasysh e kundërshtimeve dhe rekomandimeve të AKK-së nga institucionet, ku shembull u mor homologimi i veturave.

Edhe GSJP kërkon më shumë përkushtim për plotësimin e të gjitha kritereve Video GSJP kërkon më shumë përkushtim për plotësimin e të gjitha kritereve

Megjithatë, rritja e buxhetit dhe kapaciteteve të këtij autoriteti, këtë vit, shihet si pozitive.

Në konferencën “Të (pa)barabartë: Sa po implementohen objektivat e MSA-së në fushën e konkurrencës” u përmend edhe mungesa e ekspertizës së gjyqtarëve që merren me lëndët ekonomike dhe rastet e konkurrencës në treg.