Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Grubjeshiq: Çështja e Kosovës duhet zgjidhur deri më 2019-ën

“Pikërisht kur po mbyllej bashkëpunimi me Tribunalin e Hagës, u hap çështja e Kosovës, që duhet zgjidhur deri në fund të 2019-ës, që rrumbullakësohet me përfundimin e mandatit të Komisionit Evropian”, deklaroi sekretarja e përgjithshme e Lëvizjes për Evropën, Suzana Grubjeshiq.

Tutje, ajo paralajmëroi se ky proces edhe mund të ngecë nëse nuk do të ketë përparime në procesin e dialogut, sepse ky proces nuk është vetëm teknik, por edhe politik, njoftojnë mediet serbe.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndërkaq lidhur me “nomralizimin e marrëdhënieve me Kosovën”, Grubjeshiq deklaroi se në projekti strategjik i BE-së ku nuk do të pranohen vendet që kanë probleme fqinjësore, transmeton RTK.

“Serbia”, thekson mes tjerash Grubeshiq,” përveç me Kosovën, ka problem edhe me Kroacinë e vendet tjera, por me Prishtinën zyrtare kemi pranuar që në kuadër të dialogut të arrihet marrëveshja e normalizimit mes të dy vendeve, marrëveshje që nuk dimë se si duket e se çka në të përfshihet”.

“Ndërkaq, sa përket njohjes së Kosovës, askush nuk po e kërkon këtë dhe askush nuk pret që kjo të ndodhë, sepse edhe Spanja e Qipro, që kanë probleme të ngjashme, nuk do ta bëjnë këtë”, theksoi Grubjeshiq.