Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Greqisë i pengon plani urbanistik për Himarën

Ministria e Jashtme greke e quan shkelje të të drejtave të minoritarëve planin urbanistik të miratuar një ditë më parë gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak të Himarës.

Mbledhja e zhvilluar në fshatin Kuç, që nisi me tensione deri në largimin e përfaqësuesve të PBDNJ-së, është komentuar nga zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Aleksandros Gennimatas.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

"Autoritetet shqiptare duket se e konsiderojnë shkeljen e të drejtave të pakicës kombetare greke si më të rëndësishme sesa ecuria europiane e vendit”, ka deklaruar zëdhënësi gjatë një konference për shtyp.

Protestues me në krye Fredi Belerin, kryetarin e Omonias në Himarë dhe biznesmenin Nikollaq Neranxi u përpoqën të hynin në sallën e improvizuar për mbledhjen e Këshillit Bashkiak. Plani më pas u miratua nga këshilltarët e PS-PD e LSI, të cilët diskutuan me konsensus mbi planin e përgjithshëm vendor të Himarës, që pritet ta transformojë rrënjësisht këtë zonë.