Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Greqia nga fillimi i 2018-ës ka dëbuar mbi 5 500 shqiptarë

Policia greke, ajo kufitare më se tepërmi, por në raste të veçanta edhe në aksione sporadike, ka dëbuar nga Greqia mbi 5500 shqiptarë që nga fillimi i vitit 2018.

Ndërsa, nga shifrat zyrtare del se 117 shqiptarë janë kthyer nga pala helene vetëm në muajin që lamë pas, në tetor. Siç shkruan sot Shekulli, gazetari nga Athina, Shpëtim Zinxhiria, shprehet se gjithsej 5 682 shqiptarë janë kthyer nga vendi helen nga fillimi i vitit 2018. Ndërsa në Greqi ka persona nga 134 vende të botës, shqiptarët përbëjnë gjysmën e atyre që janë dëbuar, thuajse rast unik ndaj një etnie.

Greqia dëbon edhe 517 shqiptarë , nga fillimi i vitit deri me sot 5.682 të dëbuar.

Për trajtimin e migracionit të parregullt, policia helene për muajin tetor ka dëbuar për vendin e tyre të origjinës 517 shqiptarë. Theksojmë se në këtë vend jetojnë komunitete emigrantësh nga 134 vende t ë botës.

Dëbimet deri më sot janë si më poshtë:

Edhe Greqia ka dëbuar 3 mijë e 427 shqiptarë gjatë këtij viti Arbëri 8 v. më parë Greqia ka dëbuar 3 mijë e 427 shqiptarë gjatë këtij viti

Janar 628

Shkurt 648

Mars 668

Prill 745

Maj 738

Edhe Rreth 200 mijë grekë e kanë vizituar Shqipërinë këtë vit Arbëri 3 v. më parë Rreth 200 mijë grekë e kanë vizituar Shqipërinë këtë vit

Qershor 463

Korrik 377

Gusht 412

Shtator 486

Tetor 517

Edhe Dëbimet nga Gjermania, shtetasit e Shqipërisë zënë vendin e dytë Arbëri 4 v. më parë Dëbimet nga Gjermania, shtetasit e Shqipërisë zënë vendin e dytë

Në total janë kthyer 5682 shqiptarë.

Vërehet se që nga fillimi i vitit janë dëbuar gjithsej 10,936 emigrantë të komuniteteve të tjera.