Greqia ka mbyllur kufijtë për qytetarët e vendeve të treta, po ashtu janë ndërmarrë masa të përkohshme kufizimi në kufijtë tokësor me Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë dhe Turqinë.
Kjo masë do të vlejë deri më 15 shtator 2020, për të rritur përkujdesjen dhe parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19, përcjell INA.
Për turistët dhe shtetasit e huaj të vendeve që nuk ka ndalesa, lejohet hyrja vetëm përmes Bullgarisë, gjegjësisht vendkalimit Promahonas, por po ashtu shtetasit e huaj duhet të posedojnë edhe test negative për Covid-19, jo më të vjetër se 72 orë.
Në pikat kufitare tokësore Kakavijë me Shqipërinë, Evzoni me Maqedoninë e Veriut si dhe dy pika tjera me Bullgarinë dhe Turqinë, lejohet hyrja vetëm për kategori të caktuara, por obligative është testi negativ. Këto pika kufitare do të jenë të hapura nga ora 07 – 23. Ndalesa nuk vlen për shtetasit grek, persona që kanë vendqëndrim në Greqi, persona për nevoja profesionale dhe arsye shëndetësore, si dhe leja për personelit diplomatik dhe të misioneve ndërkombëtare që janë në Kosovë, të cilët hyjnë transit përmes pikave tjera kufitare.
-
Greqia rinovon mbylljen e kufirit me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Turqinë
-
Nga nesër Greqia mbyll pikën kufitare të Kapshticës
-
Greqia vendos të mbajë të mbyllur kufirin me Shqipërinë deri më 30 shtator
-
Nga nesër Greqia mbyll edhe Kapshticën për shqiptarët
-
Greqia shtyn deri më 14 gusht memorandumin për bllokimin e kufirit me Shqipërinë