Ish i dërguari special i SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, ka thënë se aksioni i sotëm në veri është shkelje e marrëveshjes së Brukselit dhe ka akuzuar se po bëhen manipulime politike nga disa persona në Prishtinë para zgjedhjeve të së dielës.
Grenell i ka bërë thirrje presidentit të SHBA-së, Joe Biden, që të mos heshtë.
“Marrëveshja e Brukselit është e qartë dhe duhet të ndjehet – kjo është shkelje e saj. Manipulimet politike të disave në Prishtinë para zgjedhjeve lokale të së dielës në Kosovë duhet të ndalen. Është e rrezikshme dhe e pamatur. Joe Biden po ashtu nuk duhet të jetë i heshtur në këtë situatë”, ka shkruar Grenell në Twitter.
The Brussels Agreement is clear & should be followed - this is a violation of it.
— Richard Grenell (@RichardGrenell) October 13, 2021
The political manipulations by some in Pristina before Sunday’s local elections in Kosovo must stop. This is dangerous & reckless.
Joe Biden must also not be silent on this situation. https://t.co/Tpvxbpux0U
-
Grenell: Më në fund ekipi i Bidenit po e ndjek politikën e Trumpit për Kurtin
-
Grenell në Mitrovicë të Veriut, takohet me përfaqësuesit serbë
-
Grenell reagon pas situatës në veri të Kosovës: Kaluam nga paqja me Trumpin në kaos me Bidenin
-
Grenelli kritikon Kurtin: Ke shkatërruar lidhjen SHBA – Kosovë
-
Grenelli sërish sulmon Kurtin, e bën fajtor për tensionet në veri