Ish i dërguari Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Richard Grenell, ka reaguar pas votimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri.
Grenell përmes një postimi në Twitter ka shkruar se ky veprim i tregon botës shumë për Kurtin.
Ai ka thënë se komuniteti ndërkombëtar duhet të jetë dyshues ndaj motiveve të tij.
“Kryeministri i Kosovës po voton në zgjedhjet shqiptare. Kjo i tregon botës shumë për Kurtin. Komuniteti ndërkombëtar duhet të jetë dyshues ndaj motiveve të tij”, ka shkruar Grenell në Twitter.
The Prime Minister of Kosovo is voting in the Albanian elections.
— Richard Grenell (@RichardGrenell) April 25, 2021
This tells the world so much about Kurti. The international community should be suspicious of his motives. @WhiteHouse @SecBlinken @JakeSullivan46 @un https://t.co/3OzHkH9XJl