Emisari i SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi në administratën Trump, Richard Grenell, ka mbajtur të mërkurën një ligjëratë para studentëve të Fakultetit të Shkencave Politike të Universitetit të Beogradit dhe thujase fund e krye ka prekur temat që kanë të bëjnë me Kosovën.
Grenell, fajësoi kryeministrin Albin Kurti dhe BE-në për dështim në arritjen e marrëveshjeve Kosovë – Serbi, shkruan gazeta “Danas”.
Ai tha se KFOR-i duhet të tërhiqet nga Kosova, pasi “në këtë mënyrë po e zgjat konfliktin”, pastaj se “dialogu i ndërmjetësuar nga Brukseli ku përmendet njohja e pavarësisë së Kosovës nuk e zgjidh problemin”.
Grenell po ashtu mohoi se punon për Qeverinë e Serbisë, ashtu siç është raportuar më herët nga organizatat e pavarura në Serbi.
-
Grenell e quan Kurtin delirant
-
Aliçkaj: Grenell i ka shumë borxh Serbisë, ka dyshime se është i korruptuar
-
Grenell: Bashkësia ndërkombëtare, e bashkuar kundër Kurtit
-
Grenell: Kurti i solli raportet Kosovë-SHBA në pikë të ulët
-
Joseph thotë se Kurti do të përballet me zgjidhje të vështira nëse Grenelli merr pozitë të lartë