“Do ta quaja fatale, nëse ky ligj do të shkonte nesër ose pasnesër për votim në Parlament. Është një ligj që nuk i shton asgjë konventës kuadër, por i heq, duke ia kaluar kompentecat Këshillit të Ministrave. Heq edhe shumë të drejta që ne i kishim nga konventa kuadër e Këshillit të Europës”, tha Leonidha Papa, kryetar i Shoqatës “Omonia”.
Në kundërshtimin e paraqitur me shkrim, “Omonia” kërkon atë që është kërkuar në Maqedoni: dygjuhësinë në njësitë administrative, ku një e treta e popullsisë i përket minoritetit.
Madje, sipas saj duhet të bëhet dallimi midis minoritetit etnik dhe atij kulturoro-gjuhësor, pasi sipas “Omonia”-s, minoriteti vlleh nuk është pakicë kombëtare, por gjuhësore, e pjesa më e madhe e tyre u vetëdeklaruan dhe i përkasin minoritetit etnik grek.
Por ministri Bushati ishte i drejtpërdrejtë në përgjigjen për kreun e “Omonia”-s.
“Me këtë ligj shuhet pozita e privilegjuar e secilës prej pakicave në raport me tjetrën dhe fshihet dallimi që ka ekzistuar deri më sot”, tha Ditmir Bushati, ministër për Europën dhe Punët e Jashtme.
-
Kongresisti Self në Maqedoninë e Veriut: Të zbatohet Marrëveshja e Ohrit e të ruhen të drejtat e shqiptarëve
-
Ahmeti: Mu vendos në tavolinë ndarja e Maqedonisë, por nuk ishte zgjidhje e mirë
-
BDI pas protestës së studentëve: Politikë e organizuar për dobësimin e gjuhës shqipe në institucione
-
Hoxha për protestën e studentëve në Shkup: Çështje që kërkon trajtim të përgjegjshëm
-
Osmani: Avancimi i Aktit për Luginën, mesazh i qartë kundër diskriminimit