Gjinia femërore e menaxhon në mënyrë më racionale buxhetin familjar.
Kjo pasi gratë blejnë vetëm gjërat e nevojshme për shtëpi dhe ushqimet e përzgjedhura nga gratë dallojnë shumë nga blerjet e meshkujve, raporton KTV.
Por, megjithatë, gratë thonë se me pagat e ulëta në Kosovë nuk është lehtë të menaxhohet buxheti familjar.
Ndërsa, burrat janë më të rezervuar të tregojnë se çfarë atyre u kujtohet të kenë blerë më shpesh për shtëpinë.
Sidoqoftë, e pranojnë se i blejnë gjërat për të cilat u thotë gruaja.
Edhe
Gratë ende bëjnë punë të shtëpisë më shumë se burrat
Se si bëhet menaxhimi i buxhetit familjar nga gratë dhe burrat, ka hulumtuar Instituti Gap.
Sipas hulumtimit, del se gratë prijnë për menaxhim të mirë krahas buxhetit.
Por, pavarësisht kësaj, Blendi Hasaj thotë se shumica e ndihmave sociale shkon në emër të burrave, e që kjo duhet të ndryshojë.
Duke iu referuar hulumtimit, Hasaj thotë se burrat as që u përafrohen grave, sa i përket menaxhimit të buxhetit dhe mirëqenies së fëmijëve.
Edhe
GAP: Në shumicën e komunave burrat marrin pjesën më të madhe të buxhetit për paga
Luljeta Demolli, drejtoreshë në Qendrën për Studime Gjinore, deklaron se roli i gruas tashmë ka ndryshuar, sepse numri i grave të punësuara është rritur dhe ato janë një burim i qëndrueshëm në financat e familjes.
Sipas saj, ndonëse gratë janë të pritura të blejnë produkte për mirëmbajtjen e tyre, sërish dinë të dallojnë se cila ka më shumë prioritet, shpenzimi për veten apo për familjen.