Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gratë e verbra s’duan nga Haradinaj asgjë më shumë se zbatimin e ligjeve në fuqi

Kryeministri Ramush Haradinaj, priti sot në takim përfaqësueset e Komitetit të grave të verbra të Kosovës, të prira nga Bajramshahe Jetullahu.

Gratë e verbra thanë se nuk kanë kërkesa të mëdha pos zbatimit të ligjeve që rregullojnë aftësimin e grave të verbra për përdorimin e Alfabetit Brail si dhe punësimin e tyre aty ku ka mundësi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kryeministri Haradinaj e ka lutur ministrin e MPMS, Skënder Reçica që ta marrë përsipër trajtimin e kësaj teme, ndërsa ministri është zotuar se kërkesat e grave të verbra nuk do të rrinë gjatë mbi tavolinën e tij, porse do të adresohen për zgjidhje.