Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Graçanica dhe katër zona mbesin pa ujë të pijshëm

Uji i pijshem

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, njoftoi se një pjesë e Graçanicës dhe zona në drejtim të Llapnasellës, Preocit dhe në Zonën Industriale, kanë mbetur pa furnizim me ujë të pijshëm për shkak të një defekti.

Sipas Kompanisë, ekipet e mirëmbajtjes po punojnë nga orët e mëngjesit për sanim, por afërsia me lumin Graçanka dhe nga by-passet e linjave, kanë shkaktuar edhe më shumë “vështirësi në sanimin e problemit në fjalë”.

Furnizimi me ujë të pijshëm pritet të kthehet në orën 21:00.

“Ju njoftojmë për një defekt të ndodhur në linjën AC DN 150 tip D, me ç'rast pa furnizim me ujë të pijshëm janë një pjesë e Graçanicës si dhe zona në drejtim të Llapnasellës, Preoci, Zona Industriale”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.