Iniciativa Qytetare e goranëve ka kërkuar nga Qeveria e Serbisë dhe nga përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian Federica Mogherini që për komunën e Gorës (Dragashi) në Kosovë të garantohet statusi i distriktit, transmeton Koha.net.
Udhëheqja e kësaj iniciative, siç njofton agjencia serbe e lajmeve Beta, ka vlerësuar se për “goranët, si një bashkësi etnike specifike, është me shumë rëndësi ruajtja e identitetit të vet dhe që përmes statusit të distriktit të zhvillohet ekonomia, sidomos bagëtia, bujqësia dhe turizmi.
"Në zgjidhjen e statusit final dhe të përhershëm të Kosovës më e rëndësishmja është që të merren para sysh për interesat e të gjitha bashkësive etnike dhe që të garantohet paqja përhershme dhe jetesa e përbashkët. Statusi i distriktit për komunën e Gorës është garanci e stabilitetit dhe respektim i dallimeve nga BE-ja dhe bashkësia ndërkombëtare që janë më përgjegjëset për zgjidhjen e statusit të Kosovës", përcjell beta këtë kumtesën nga kjo Iniciativë, transmeton Koha.net.
-
Goranët e Serbisë duan të përfshihen në dialogun e Brukselit dhe Gorën distrikt
-
Shoqëria civile e Kosovës dhe e Serbisë kërkon nga Mogherini të deklarohet publikisht kundër ndarjes
-
Shoqëria civile në Kosovë e Serbi, letër Mogherinit kundër ndarjes së Kosovës
-
Mogherini: Dyert e BE-së janë të hapura për Kosovën
-
Çfarë thanë Mogherini e Hahn për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi