Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Goranët e Kukësit kërkojnë mësimin në gjuhën bullgare

Pasi bullgarët u njohën me ligj si minoritet, komuniteti në Shqipëri kërkon të drejtën e arsimimit. Të shtrirë në 9 fshatra në zonën e Kukësit, goranët thonë se tani presin që fëmijët e tyre të mësojnë bullgarishten krahas gjuhës shqipe.

“Kërkojmë sistem arsimor në gjuhën bullgare. Ne gjuhën e dimë, jo 100 % por shkrimi dhe leximi janë baza,” – shprehen ata.

Pasaporta bullgare, edhe pse një prej vendeve më të varfëra të Bashkimit Europian, është kthyer në burim shprese për banorët e një prej zonave më të varfëra të Shqipërisë, por ata denoncojnë edhe abuzime

“Kanë shumë pasaporta por edhe janë refuzuar shumë sepse ka disa raste korrupsioni. Pashaportat tona kanë shkuar deri në Vlorë,” thonë.

Nëse u kërkon të zgjedhin mes Shqipërisë e Bullgarisë, goranët thonë se do të jenë si qengji i mirë që pi dy nëna.

“Qengji më mirë të pijë dy nëna se sa një. Ne do të hajmë edhe andej edhe këtej,” shprehen.

Edhe Goranët e Shqipërisë shndërrohen në “bullgarë”, por fyhen nëse i quan sllavë Arbëri Goranët e Shqipërisë shndërrohen në “bullgarë”, por fyhen nëse i quan sllavë

Njohja e bullgarëve si pakicë u përshëndet nga presidenti Bullgar ndërsa zëvendës presidentja Ilijana Jotova vizitoi Shqipërinë duke i premtuar ndihmë e mbështetje të vazhdueshme komunitetit.

Ligji i ri për Pakicat Kombëtare në Shqipëri u miratua në muajin tetor dhe njeh zyrtarisht 9 minoritete.