Kryeministri slloven Robert Golob ka komentuar negociatat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se beson se zgjidhjet vendimtare mund të arrihen në muajin e ardhshëm.
Gjatë vizitës zyrtare në Bosnje dhe Hercegovinë të hënën, Golob ka thënë se çështja e stabilitetit në marrëdhëniet midis Prishtinës dhe Beogradit është kyçe për stabilitetin e rajonit.
“Unë mendoj se kjo çështje është vendimtare për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor. Besoj se fokusi i bashkësisë ndërkombëtare është në zgjidhjen e këtij problemi. Jam optimist sepse është bërë progres në javët e kaluara”, ka thënë Golob për N1.
Ai sheh një lidhje mes zgjidhjes së kësaj çështjeje dhe stabilitetit të Bosnjë-Hercegovinës.
“Besoj se në muajin e ardhshëm mund të ketë zgjidhje vendimtare në këtë fushë. E di që kjo do të ndikojë edhe në stabilitetin e Bosnje-Hercegovinës, kështu që mezi pres përparim në situatën ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, ka thënë ai.
Kryeministri slloven ka thënë se momenti aktual në Bruksel mund të konsiderohet më i favorshëm se më parë kur bëhet fjalë për anëtarësimin e Bosnjës në BE. Në këtë drejtim, ai gjatë takimeve me autoritetet e Bosnjës e ka paraqitur domosdoshmërinë e zbatimit të reformave, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me 14 prioritetet nga opinioni i Komisionit Evropian.
-
Palokaj: Zhvillimet në Bosnjë-Hercegovinë dominuan takimin e ministrave të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor
-
Kosovarët dhe serbët nuk mund të jetojnë më në një shtet të përbashkët
-
Kos për REL: Po presim formimin e Qeverisë së re që të angazhohemi më shumë me Kosovën për dialogun
-
NATO e cilëson kyç për stabilitetin në Ballkan bashkëpunimin me BE-në
-
Lajçak: Jam optimist se ka përparime në disa tema në dialog