Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) konsideron se rezoluta, projektligji dhe platforma shtetërore për dialogun Kosovë-Serbi, kanë të meta dhe paqartësi serioze dhe se tri dokumentet kanë dështuar të përmbushin qëllimet e tyre kryesore politike.
Përmes një konference për media, hulumtuesi, Përparim Kryeziu ka publikuar një analizë përmbledhëse mbi këto dokumente, ku sipas tij, rezoluta ka dështuar dhe nuk e siguron ruajtjen e kufijve të sotshëm.
Për projektligjin, Kryeziu tha se përgënjeshtron tri pozitat kryesore publike të hartuesve të saj dhe se platforma nuk e anulon mundësinë që në bisedime të diskutohet për territore.
Duke u bazuar në këtë analizë, Kryeziu u shpreh se GLPS e sheh të pafavorshëm finalizimin e dialogut në këtë rrethana, përcjell ksp.
Mes tjerash, hulumtuesi i GLPS-së dha disa rekomandime. Ai kërkoi formimin e një grupi joformal gjithëpartiak, apo grup i unitetit politik që përbëhet nga gjithë kryetarët e partive politike parlamentare.
Edhe
Serwer: Vështirë të ketë përparim në dialog nëse mungon vullneti politik nga Serbia
Ai po ashtu tha se dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë duhet të kulmojë me një marrëveshje politike e cila para së gjithash adreson çështjet kryesore në mes dy vendeve.
Sipas tij, është Serbia ajo është që duhet të bëjë kompromis dhe jo Kosova.
-
Parlamenti Evropian përsërit kërkesën ndaj Serbisë: Duhet normalizuar marrëdhëniet me Kosovën
-
Komisioni Evropian e vlerëson pozitivisht angazhimin e Serbisë në dialog - Parlamenti e kritikon
-
GLPS: Vonesat në reforma rrezikojnë humbje të pakthyeshme financiare për Kosovën
-
GLPS: Votimi pa kuorum për president, rrezik për rendin demokratik