Prishtinë, 12 nëntor – Gllogjani, fshati i lindjes së kryeministrit Ramush Haradinaj, pas një jave nuk do të ketë asnjë rrugë të paasfaltuar. Kështu do të jetë nëse realizohet ajo që tha ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, që vjen nga radhët e partisë së kryeministrit, se “Këto punime të fazës së dytë të projektit për Gllogjanin, kushtojnë rreth 650 mijë euro dhe pritet të përfundojnë brenda kësaj jave”, ndrësa ka shtuar se “ky investim është i vonshëm për një vend (Gllogjanin) me merita të mëdha për lirinë e vendit”, transmeton Koha.net.
Ministria e Infrastrukturës përmes një njoftimi për media bëri të ditur se ministri Pal Lekaj, sot inspektoi fillimin e asfaltimit të rrugëve në Gllogjan të Deçanit.
Këto punime të fazës së dytë të projektit për Gllogjanin, kushtojnë rreth 650 mijë euro dhe pritet të përfundojnë brenda kësaj jave. Me përmbylljen e këtyre punimeve, Gllogjanit nuk i mbetet asnjë rrugë e paasfaltuar.
I pari i MI-së duke i uruar qytetarët e Gllogjanit tha se ky investim është i vonshëm për një vend me merita të mëdha për lirinë e vendit.
Kryetari i Deçanit e falënderoi ministrin Lekaj për mbështetjen e vazhdueshme që po i jep Deçanit dhe tërë komunave në vend, thekson njoftimi.
{gallery}
-
Tre milionë euro për ndërtimin dhe restaurimin e kompleksit të Shtabit të UÇK-së në Gllogjan
-
Nis asfaltimi i rrugës Deçan – kufiri me Malin e Zi
-
Nis zgjerimi i rrugës kryesore në Deçan
-
Filluan punimet në rekonstruktimin e rrugës Bishtazhin-Damjan
-
Shkolla në fshatin e kryeministrit e theu grevën e mësimdhënësve