Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gjysma e shtegut për ecje përgjatë rrugës “Muharrem Fejzës” në terr

Vendet e freskëta frekuentohen shumë gjatë orëve të mbrëmjeve verore..

I tillë është edhe shtegu për ecje përgjatë rrugës “Muharrem Fejza”, pranë Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.

Por ka kohë që gjysma e këtij shtegu ka mbetur në errësirë, edhe pse dritat janë të vendosura aty.

Edhe pse në Komunën e Prishtinës kanë thënë se vitin e kaluar është vendosur ndriçimi i ri në këtë pjesë të rrugës “Muharrem Fejza”, gjysma e saj është e pandriçuar .

Në Komunën e Prishtinës premtojnë se ky problem do të rregullohet shumë shpejt.

Begolli ka paralajmëruar ndriçimin edhe të pjesëve të tjera që lidhen me këtë rrugë dhe rrugë të tjera.

Edhe Digjet një veturë në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë Kronikë Digjet një veturë në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë

Megjithëse gjatë orëve të mbrëmjes shumë njerëz e shfrytëzojnë këtë shteg për të ecur, gjatë natës së sotme ata nuk kanë qenë në gjendje të flasin për problemet me ndriçimin.

Megjithatë, prapa kamerës qytetarët kërkojnë rregullimin e këtij problemi, që sipas tyre, do të rriste nivelin e sigurisë në këtë pjesë.