Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gjyqtari Ivanoviq: Do të vazhdojmë punën aty ku kemi mbetur – kjo ditë është si krejt ditët tjera

Presidenti i Kosovës sot dekretoi 40 gjyqtarë dhe 13 prokurorë nga radhët e komunitetit serb.

Dekretimi i tyre u bë pa praninë e mediave ndërsa pasi dolën, gjyqtarët dhe prokurorët nuk kanë folur, përveç njërit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjyqtari Miroslav Ivanoviq tha se sot nuk është asgjë e jashtëzakonshme përveç se po vazhdojnë punën aty ku ka mbetur.

“Ne jemi profesionistë që do të vazhdojnë aty ku ka mbetur puna. Ne jemi pjesë e grupit të caktuar që e di punën e vet andaj edhe ky betim është pjesë e kësaj, asgjë e veçantë. Kjo ditë është si çdo tjetër, nuk ndiej se po filloj diçka të re por thjesht jeta jonë profesionale po vazhdon aty ku ka mbetur. Shpresoj se s’do të ketë telashe rreth asaj se si dikush do ta përjetojë këtë ditë. Gjithçka është në rregull”, tha Ivanoviq, raporton KP.

Javën e kaluar, dekretimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë kishte dështuar pasi që ata nuk kanë ardhur te presidenti për ta dhënë betimin.

Në betimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve ka marr pjesë edhe ambasadori amerikan Greg Delawie.