Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë që stafi i sistemit gjyqësor të trajtohet me prioritet në procesin e vaksinimit ndaj virusit Covid-19.
Një kërkesë të tillë, KGJK ia ka drejtuar ministrit të MSH-së, Arben Vitia më 6 maj 2021, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Kërkesën e tillë, KGJK e ka arsyetuar me faktin se stafi i sistemit gjyqësor është i rrezikuar nga infektimi me virusin Covid-19 për shkak të kontakteve të shumta që kanë me palë.
“Mbrojtja e punonjësve përkatësisht vaksinimi është i domosdoshëm, prandaj KGjK ka kërkuar që sistemi gjyqësor të përfshihet në listën e prioriteteve për vaksinim” – thuhet në një përgjigje të KGJK-së për “Betimi për Drejtësi”.
Por, kur janë bërë afër një muaj nga dërgimi i kësaj kërkese, MSH nuk i ka kthyer fare përgjigje KGJK-së.
“Lidhur me këtë kërkesë, KGjK ende nuk ka pranuar përgjigje nga Ministria e Shëndetësisë” kanë thënë nga KGJK .
Edhe
Rreth 70% e shërbyesve civilë janë vaksinuar me dozën e parë
Ndërsa MSH nuk ka dhënë përgjigje për këtë rast.
Ndryshe, procesi i vaksinimit ka disa javë që ka filluar në Kosovë. Prioritet në këtë proces deri më tani i është dhënë punëtorëve shëndetësor dhe të moshuarve.
-
Vendimi i Qeverisë për vaksinim dërgohet në Kushtetuese
-
KQZ-ja kërkon që komisionerët e vëzhguesit të jenë të vaksinuar kundër COVID-19
-
KMDLNJ-ja e profesionistët shëndetësorë, në mbështetje të personave që s’duan të vaksinohen
-
SBASHK-u u bën thirrje punonjësve të arsimit të vaksinohen kundër COVID-19