Sot, Trupi Gjykues në çështjen gjyqësore Gucati dhe Haradinaj caktoi 6 dhjetorin si datë provizore për nisjen e paraqitjes së provave prej Mbrojtjes, paraprirë prej konferencës përgatitore për Mbrojtjen më 2-3 dhjetor.
Gjithashtu, ZPS-së iu kërkua të paraqesë njoftim zyrtar mbi mbylljen e çështjes së vet deri më 10 nëntor, kurse pritet që Mbrojtja të dorëzojë mocionet e veta për rrëzimin e ndonjë prej akuzave ose të gjitha akuzave në bazë të rregullës 130, brenda datës 17 nëntor.
Urdhri mund të lexohet në dokumentacionin gjyqësor publik të DHSK-së.
Kjo i bie se gjykimi ndaj ish-krerëve OVL të UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj po shkon drejt fundit.
-
Specialja sot vendos për Gucatin e Haradinajn
-
Aktgjykimi ndaj Gucatit e Haradinajt shpallet më 18 maj
-
Caktohet periudha për dhënien e deklaratave përmbyllëse në gjykimin ndaj Gucatit e Haradinajt
-
Nis seanca gjyqësore ndaj Gucatit e Haradinajt
-
ZPS-ja shton një dëshmitar në gjykimin ndaj Gucatit dhe Haradinajt