Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gjykata shpall fajtor shtetin çek për paraburgosjen e familjes kosovare

Gjykata kushtetuese ceke vendosi që Cekia ka shkelur të drejtat e njeriut të një familjeje kosovare refugjate, e cila në vitin 2014 u paraburgos në jug të vendit në tentim për të arritur në Gjermani.

Policia ceke e mbajti familjen 50 ditë në një qendër imigrimi por të tipit të burgut, në vendin Bela Jezova, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kjo qendër imigrimi është famkeqe në Ceki dhe shpesh ka ngjallur reagime të instancave më të larta evropiane meqë refugjatët e imigrantët në të mbahen më keq se në ndonjë burg.

Familja kosovare në këtë qendër qëndroi që nga pranvera e 2014-s 50 ditë dhe pa sukses u ankua nëpër gjykata deri në vendimin e sotëm të Gjykatës Kuishtetuese e cila i dha të drejtë ankesë të familjes kosovare.

Gjykata megjithatë nuk e konfirmoi keqtrajtimin e familjes kosovare, (prindër me dy fëmijë) por theksoi se nuk ekzistoi bazë ligjore për mbylljen e këtyre persona para dëbimit të tyre në atdhe. “E drejta për të lëvizur s’mund t’i kufizohet askujt pa bazë ligjore” ka thënë gjykatësi Jan Filip.