50 të arrestuarit për protestën e dhunshme të 11 majit kanë dalë para Gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.
Duke e përcaktuar si të ligjshëm arrestimin, gjykata ka vendosur që 20 prej tyre të vijojnë të qëndrojnë në burg, ndërsa për 11 të tjerë u vendos masa e arrestit shtëpiak. Për 19 të tjerë është dhënë masa e sigurisë detyrim paraqitje.
“Ata që luftojnë për zgjedhje të lira e të ndershme, dënohen. Nuk ka si ndodh ndryshe kur Damian Gjiknuri, hajduti i zgjedhjeve dhe fajtor për shpërdorimin e 40 milionë eurove, gradohet në krye të reformës zgjedhore. Ndërsa qytetarët që dalin në protestë dënohen”, tha ish-deputeti i PD, Edmond Spaho, pas dhënies së vendimit.
Konkretisht Gjykata vendosi masën e sigurisë “Arrest me Burg” për: Sami Çela; Amdi Begaj; Drilon Çela; Ardit Boçi; Krenar Potka; Sajmir Pira; Edlir Saraçi; Elgert Gjoni; Gurali Metko; Aleksandër Palaj; Marko Bibaj; Zef Ndoci; Gerjon Rama; Klajdi Halili; Orgest Memaj; Fatjon Gjokrosa; Armand Gjoci; Vition Gjoci; Leonard Hastoci dhe Emiljan Gega.
Konkretisht Gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për: Armend Picakun; Aleksandër Çela; Arjan Rexhepi; Gjovalin Vokrri; Ervin Bami; Madrid Ulqinaku; Isuf Peqini; Ergis Luku; Erjon Gjoka; Dylber Gjoka; Emiljan Gjoci, raporton tch.
Konkretisht Gjykata vendosi masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” për: Ilir Rexhepi; Ronaldi Leka; Alberto Bregu; Elvis Pira; Ibrahim Potka; Enea Hoxha; Angjelin Lleshaj; Gjergji Biba; Mateo Shahini; Ledio Drazhi; Erdi Kollari; Igli Bardhi; Fatjon Fufi; Bob Maluka; Hermest Shukulli; Florjan Uku; Kristian Arapi; Arsel Memaj; Anxhelo Jonuzi.
-
Gjykata e Tiranës lë në burg 20 nga 50 protestuesit e arrestuar më 11 maj
-
Lëndohen 11 policë nga protesta e PD-së në Shqipëri, 18 të arrestuar
-
Lirohen 34 të arrestuarit e protestës së 8 janarit në Tiranë
-
Lirohen 40 të arrestuar për protestën e 2 qershorit në Tiranë, 2 mbeten në burg
-
Tetë të arrestuarit për protestën e 5 marsit në Tiranë lihen të lirë