Shkelje ligjore janë evidencuar nga Organi Shqyrtues i Prokurimit Publike (OSHP) në një tender të Korporatës Energjetike të Kosovës. Kjo ka bërë që Gjykata e tenderëve të marrë vendimin për ta anuluar në tërësi këtë aktivitet të prokurimit, shkruan sot Koha Ditore.
Janë dy nene të Ligjit të prokurimit publik dhe një tjetër i rregullave dhe udhëzuesit operativ për prokurimin publik që janë thyer në rastin e aktivitetit të prokurimit me titull: “Furnizimi, instalimi dhe mirëmbajtja e pajisjeve në makinerinë lëvizëse dhe pompa të derivateve për monitorimin e shpenzimeve të derivateve të naftës në KEK sh.a.” me nr. të prokurimit 16/370/111, iniciuar nga autoriteti kontraktues-Korporata Energjetike e Kosovës.
(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.