Parcelën rreth 80 arësh, e cila gjendet në lagjen Veternik, në Prishtinë, Radio-Prishtina e ka humbur në emër të një “borxhi të Radiotelevizionit të Kosovës”.
Shkumbin Qehaja, nëpërmjet gjykatës, në emër të “një borxhi që RTK-ja i obligohet” është bërë para disa muajsh pronar i parcelës 1781/2, e cila është pronë e Radio-Prishtinës. Radiotelevizioni i Kosovës nuk është trashëgimtar i pasurisë së Radio-Prishtinës, shkruan sot “Koha Ditore”.
Pasuria e Radio-Prishtinës menaxhohet nga Agjencia Kosovare e Privatizimit- AKP. Ky institucion nuk ka qenë fare në dijeni për vendimin e gjykatës që ia ka marrë rreth 80 arë, që i ka pasur nën mbikëqyrje.
Toka në vlerë milionëshe, që ishte deri në maj pronë shoqërore, ka kaluar në emër të pronarit privat, bazuar në një aktgjykim të gjyqtarit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Lekë Prenaj.
Gazeta e ka vërtetuar se prona e RTP-së tashmë në kadastër figuron në emrin e një pronari privat.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Tjetërsimi i jashtëligjshëm i pronës së RTP-së, Themelorja dënon me burgim 4 persona
-
Prokuroria, aktakuzë kundër 4 personave për tjetërsimin e pronës milionëshe të RTP-së
-
Tjetërsimi i pronës milionëshe të RTP-së u përmblodh në gjysmë faqe të Gjykatës
-
Gjykata ia ndryshoi pronësinë tokës milionëshe të RTP-së në emër të “borxhit” në kohën e pushtetit serb
-
Deputetët thonë se prona të RTP-së dhe të UP-së u tjetërsuan me dokumente false