Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Gjykata e mbështetur nga BE prish planet e SHBA-së për samitin e Kosovës”

Plani për takim në Shtëpinë e Bardhë në mes të delegacionit të Kosovës dhe Serbisë ka dështuar pas ngritjes së aktakuzës nga Zyra e Prokurorit të Specializuar ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

Kësisoj edhe Thaçi e edhe kryeministri Hoti anuluan pjesëmarrjen në këtë takim.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, ka shpërndarë një lajm në profilin e saj në Twitter, me titullin “Gjykata e mbështetur nga BE prish planet e SHBA-së për samitin e Kosovës”.