Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gjykata e Apelit vërteton pafajësinë e Grupit të Dobrosinit

Gjykata e Apelit, në Prishtinë, në lëndën PAKR.nr.151/2018, të dhënë më datën 24.09.2018, mori Aktgjykim, që refuzon si të pabazuar ankesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, të përfaqësuar nga prokurorja e EULEX-it Najgerzo Valeria Bolici, duke vërtetuar Aktgjykimin e Gjykatës Themelore të Gjilanit, njofton kumtesa, transmeton Koha.net.

Rasti i Dobrosinit, që akuzoheshin nga Prokurori shumë i përfolur Maurizio Salustro, për gjoja se këta kishin sulmuar policinë dhe xhandarmërinë serbe, në fshatin Dobrosin të komunës së Bujanocit, disa herë gjatë vitit 2012( 17.05.2012; 28.06.2012;07.10.2012).

Gjykata Themelore në Gjilan, në lëndën ata ish shpallur të fajshëm, pjesërisht ishte vërtetuar edhe nga Gjykata e Apelit në Prishtinë në lëndën.

Mirëpo Gjykata Supreme kthen rastin në rigjykim duke i shpallur të pafajshëm për akuzat për të cilat ishin dënuar.