Më shumë se 13 mijë lëndë të përfunduara nga gjyqtarët e Gjykatës së Apelit kanë bërë që viti 2018 të cilësohet si vit i suksesit për këtë gjykatë.
Për herë të parë në histori të kësaj gjykate, numri i lëndëve të zgjidhura është më i madh se numri i lëndëve të mbetura për vitin vijues, raporton KTV.
E, derisa gjyqtarët e Apelit arritën t’i kryenin të gjitha lëndët e shënjestruara, Apeli në punë pati edhe 125 lëndë të korrupsionit.
Kjo gjykatë ka marrë vendim që lëndët e komunave me shumicë serbe të gjykohen në Prishtinë nga Gjykata e Apelit, e jo si divizion në Mitrovicë.
Kjo gjykatë këtë vit, për herë të parë, ka publikuar emrat dhe numrin e lëndëve që secili gjyqtar ka arritur t’i përfundojë.
Artikuj të ngjashëm
-
Më 2022, Apeli zgjidhi 17 mijë lëndë, sfidë dorëheqja e gjyqtarëve serbë
-
Gjykata e Apelit për një vit zgjidhi 17 mijë lëndë
-
Shala thotë se gjyqtarët e prokurorët kanë ngecje profesionale në trajtimin e lëndëve të korrupsionit
-
Shala thotë se Apeli përfundoi 5 mijë lëndë më shumë se në 2018-ën
-
Në shtator Apeli zgjidhi 106 lëndë më shumë sesa pranoi, por presin zgjidhje edhe 12.073