Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Rusisë Aleksandar Grushko dhe drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq sot në Moskë kanë konfirmuar qasjen e përbashkët të Serbisë e të Rusisë për atë që Beogradi e quan ende çështje e pazgjidhur e Kosovës, transmeton Koha.net.
Gjatë këtij takimi, ata kanë thënë se zgjidhja duhet të bazohet në Rezolutën 1244 të KS të KB-së.
Pala ruse, siç njofton rts, ka shprehur gatishmërinë që partnerëve serbë t’iu ofrojë ndihmë në mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të Serbisë në Kosovë.
Pas takimit Gjuriq ka thënë se ka marrë përkrahje vëllazërore e miqësore për politikën e jashtme e të brendshme të Serbisë si dhe për çështjen e Kosovës.
Artikuj të ngjashëm
-
Ambasadori rus Harçenko: Moska do të përkrahë çdo zgjidhje për Kosovën që e mbështet Beogradi
-
Rusia kërkon që zgjidhja për Kosovën të jetë në përputhje me interesin e Serbisë
-
Lavrov: Për Kosovën do ta pranojmë çdo zgjidhje që i përshtatet Serbisë
-
Rusia kërkon që “zgjidhja për Kosovën” të konfirmohet në Këshillin e Sigurimit
-
Rusia i ofron mbështetje Serbisë në “mbrojtjen e interesave nacionale” në raport me Kosovën