Sekretari organizativ në Partinë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, ka thënë se Banka Qendrore e Kosovës është shndërruar në një strehë të militantëve të Lëvizjes Vetëvendosje.
Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se prej fundit të vitit të kaluar, BQK-ja ka vepruar me urdhra politik që sipas tij, i shërbejnë agjendës politike të partisë në pushtet.
“Banka Qendrore e Kosovës, më së paku është e Kosovës, por një strehë e militantëve të Albin Kurtit, që shërbejnë si kukulla për lojëra politike. Prej fundit të vitit të kaluar dhe gjatë gjithë janarit e deri më tani në shkurt, BQK ka vepruar me urdhëra politikë që i shërben agjendës politike të një partisë në pushtet. BQK-ja e çoi flamurin e bardhë dhe e dorëzoi pavarësinë (të rrejshme) pas urdhërit politik të Albin Kurtit”, ka thënë ai.
Gjoshi ka thënë se pavarësia e BQK-së i shërbeu Kurtit vetëm për t’u përplasur me aleatët e Republikës së Kosovës “që shkoi deri në Këshillin e Sigurimit, sikur të ishte një dhuratë e rënë nga qielli për Serbinë, Rusinë dhe Kinën”.
-
Gjoshi: Pas LDK-së, edhe AAK-ja u dorëzua në gjirin e ngrohtë të Kurtit
-
Gjoshi: Të mos shfrytëzohet KQZ-ja për qëllime politike, Haxhiu ta emërojë anëtarin e dytë të PDK-së
-
PDK-ja akuzon Osmanin për shkelje kushtetuese
-
Kurteshi: Lista Serbe është strofull i terrorizmit, KQZ-ja viktimë e saj
-
Gjoshi: PDK-ja do ta drejtojë vendin, preferojmë koalicion me LDK-në para VV-së