Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Prishtinës ka gjobitur transportuesit ilegalë nga Prishtina në linjat për Mitrovicë, Vushtrri e Podujevë.
Siç ka njoftuar Komuna, gjatë inspektimit janë hasur persona që ushtronin ilegalisht transportin e udhëtarëve dhe që po qëndronin në hapësira jo të parapara për qëndrim të mjeteve transportuese të udhëtarëve.
Gjithashtu ka pasur edhe kontrolle edhe ndaj operatorëve transportues të mallrave, që janë hasur në rrugët e Prishtinës.
“Të gjithë atyre që janë kapur në shkelje të ligjeve dhe rregulloreve komunale, Drejtoria e Inspekcionit ka shqiptuar gjoba mandatore dhe njëherësh ka kërkuar që shkeljet e tilla të mos përsëriten”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm
-
Policia gjobit operatorët e linjës Podujevë-Prishtinë që po protestojnë para Komunës
-
Inspektorët e Podujevës në aksion kundër taksive ilegale
-
Inspektorati në Prishtinë në aksion kundër taksive ilegale
-
Ndalohet qarkullimi i kombi-busëve ilegalë nga Mitrovica dhe Vushtrria për në Prishtinë
-
Gjobiten 15 shitës ilegalë në tregun e veturave në Prishtinë