Gjobat e larta për naftëtarët, kostoja e lartë e taksës për kyçje në rrugë dhe çmimi i lartë prej 450 eurosh për mirëmbajtje të arkave fiskale janë disa nga problemet që i kanë ngritur të enjten naftëtarët e Kosovës.
Në një mbledhje të mbajtur nga Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës, ku prezentë kanë qenë edhe përfaqësues të Ministrisë së Financave, Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë dhe Ministrisë së Infrastrukturës është kërkuar që sa më parë të zgjidhen këto probleme, shkruan sot Koha Ditore.
Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani, ka thënë se gjobat ndaj naftëtarëve janë më të shtrenjtat në rajon e që, sipas tij, kjo duhet të ndryshojë sa më parë. Kërkesë e tij ka qenë edhe ulja ose heqja e taksës për kyçje në rrugë, që është prej dy deri në katër euro për metër katror.
“Gjobat të cilat i kemi ne naftëtarët askund më të shtrenjta nuk ke. Gjatë importit nëse hyn malli jokonform prej 30 mijërave, atëherë 20 mijë deri në 50 mijë janë gjoba, e kështu e bankroton biznesin. Sa i përket kyçjes në rrugë, shumica prej neve janë nëpër përmbarues, sepse është një taksë joreale e cila është prej kohës së UNMIK-ut”, ka deklaruar ai.
Berjani ka folur edhe për funksionalizimin e trupave inspektuese për kontrollin dhe cilësinë e naftës e që, sipas tij, duhet të paguhen nga Qeveria e jo nga bizneset./ Edona Kutleshi
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Naftëtarët ankohen për taksat e larta
-
Në ditën kur u paralajmërua lirimi i naftës, Ministria cakton marzhën e fitimit
-
Berjani për rritjen e çmimeve të naftës: Në Kosovë ende më lirë se në rajon
-
Paralajmërohet zbritja e çmimit të naftës
-
Naftëtarët: Rritja e çmimeve s’është ekstreme, jemi mbështetur për muri