Nëntë persona kanë vdekur nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, duke bërë që numri i rasteve me fatalitet nga ky virus të shkojë në 457.
Nga 455 mostra të marra nga SHSKUK-ja, gjurmimi i rasteve në terren dhe laboratorët privatë, janë regjistruar 169 raste të reja pozitive, derisa janë shëruar 197 persona.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe 34 raste pozitive, Komuna e Prishtinës i prin listës me më së shumti persona të infektuar gjatë 24 orëve të fundit, derisa pas saj radhitet Gjakova me 21 raste e Gjilani me 17, raporton KOHA.
Në QKUK dhe Spitalet rajonale janë duke u trajtuar 516 pacientë prej tyre 332 me oksigjenoterapi dhe 18 me respiratorë.
Ndërsa Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka vizituar Komunën e Parteshit, ku është njoftuar nga kryetari i saj Dragan Petkoviq për situatën epidemiologjike si dhe nevojat që ka komuna për përballimin e gjendjes.
Në këtë takim, Zemaj ka theksuar mbështetjen e ministrisë për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në këtë komunë.
Ndërsa, ish-ministri i Shëndetësisë dhe neuropsikiatri Ferid Agani, kanë thënë se koronavirusi do të lërë pasoja të mëdha në shëndetin mendor.
Ai ka bërë thirrje që të ruhet familja.
Numri total i rasteve pozitive është 12.337 nga 46.907 persona të dyshimtë në virusin COVID-19. Ndërsa mbi 3500 raste mbesin aktive.