Arbëri

Gjithkush tashmë ka qasje në Gazetën Zyrtare

Nga kjo e enjte, të gjithë qytetarët do të kenë qasje në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës edhe përmes aplikacionit mobil, i cili lehtëson qasjen në ligje dhe akte të tjera ligjore.

Kjo, sipas Kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj, e rrit transparencën, që është parakusht për luftimin e korrupsionit dhe u ndihmon qytetarëve për t’i parë direkt të drejtat e tyre.

Këto komente Haradinaj i bëri gjatë lansimit të bazës së të dhënave të Gazetës Zyrtare dhe aplikacionin mobil nga USAID-i në partneritet me Zyrën e Kryeministrit.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, tha se gazeta zyrtare është pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të bërë qeverinë e Kosovës më transparente para popullit.

Për herë të parë në këtë gazetë ka edhe shumë rregullore të komunave të Kosovës.