Arbëri

Gjinovci: Sa të jetë Kurti kryeministër, Asociacioni nuk bëhet i pari

Image

Aktivisti Rron Gjinovci ka deklaruar se nuk beson që Asociacioni i komunave me shumicë serbe do të implementohet si pikë e parë e Marrëveshjes “derisa Kurti është kryeministër”.

Gjinovci ka deklaruar të enjten në Konfrontin e KTV-së se në Bruksel, pala kosovare po i mbron pozicionet e saj në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Unë mendoj që në një situatë normale është dashur autonomi të zgjeruar t’i jepte të gjitha komuniteteve në Kosovë. Kjo me serbët s’është normale pasi kauza përdoret nga një shtet që s’e njeh Kosovën. Unë e di që sa të jetë Kurti kryeministër Asociacioni nuk bëhet i pari”, ka deklaruar ai.

Gjinovci është shprehur se nuk pret asgjë nga procesi i negociatave në Bruksel.