Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gjimnazi Matematikor në vështirësi, pa profesorë të rregullt e pa bursat e premtuara për nxënës

U prit me shumë entuziazëm lajmi se në Kosovë për herë të parë do të hapej një gjimnaz matematikor.

Por, 3 vjet pas themelimit të tij, askush nuk po i përmirëson kushtet e punës, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjimnazi matematikor nuk ka profesorë të rregullt, por vetëm të angazhuar, e madje nuk ka as buxhet të vetin.

Drejtori i shkollës, Shemsi Berisha, ka deklaruar se kur nxënësit kanë nevojë për konsulta, askush nuk u del në ndihmë.

Ai thotë të jetë ankuar edhe në Ministri të Arsimit, por nuk ka marrë përgjigje.

Madje, Shemsi Berisha shpreson që Ministria e Arsimit nuk do të heqë dorë nga ky institucion, dhe të vazhdojë të punojë për të.

Sa i përket stafit, një pjesë ua siguron Ministria e Arsimit, ndërsa pjesën tjetër Komuna e Prishtinës.

Miranda Mullafazliu, nëpërmjet telefonit, i ka thënë KTV-së se profesorët për këtë gjimnaz janë përzgjedhur në bazë të një konkursi të rregullt në intervistimin e të cilëve kanë marrë pjesë njerëz nga shoqëria civile dhe janë përzgjedhur më meritorët.

KTV-ja ka kërkuar përgjigje edhe nga Ministria e Arsimit, por askush nuk është marrë me këtë problem.

Drejtori i shkollës ka treguar se deri tash, pavarësisht ankesave të tij, ministri i ri nuk e ka ftuar në takim dhe nuk është shfaqur kurrfarë interesimi për gjimnazin Matematikor.

Në këtë gjimnaz mësojnë 134 nxënës në një ndërrim. Për të gjithë nxënësit ishte premtuar se do të ndahet një bursë mujore në vlerë prej 50 eurosh, por meqë është ndërruar udhëheqja në Ministri të Arsimit, sipas drejtorit, ka shumë gjasa që këto bursa të mos u dalin më nxënësve.