Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gjilani shpërfill vendimin e Ministrisë për planin rregullues “Qendra2”

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor(MMPH) ka konstatuar se Plani Rregullues i hollësishëm për “Qendrën 2” i cili është miratuar në KK të Gjilanit është në kundërshtim me Ligjin e planifikimit hapësinor.

Ministria pret nga Ekzekutivi lokal dhe nga Kuvendi Komunal të Gjilanit rishqyrtimin e vendimit. Ndërsa qeverisja lokale në bazë të Ligjit të planifikimin hapësinor nuk ka pasur të drejtë të përgatiste plane rregulluese të hollësishme, ngase nuk kishte hartuar Hartën zonale të Komunës, ndërsa nuk kishte hartuar Planin Zhvillimor Komunal, shkruan sot Koha Ditore.

Drejtori i Urbanizimit, Bekim Bajrami, deklaron se qeverisja lokale nuk e ka në plan ta rishqyrtojë vendimin, i cili ka kaluar në Kuvendin Komunal me arsyetimin se institucionet e shtetit janë vonuar në kërkesën e tyre.\F.A.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)