Komuna e Gjilanit ka njoftuar se përmes një urdhërese ka ndaluar mbajtjen e kurseve private brenda dhe jashtë institucioneve edukativo-arsimore nga mësimdhënësit për nxënësit e tyre.
“Me këtë, parandalohet imponimi për blerjen e mjeteve, marrje e mitos nga nxënësit, prindërit apo nga të tjerët për përmirësim të notave, kalim klase, dhënie provimi apo forma të tjera të ngjashme me qëllim të përfitimit material”, thuhet në njoftim.
Në njoftim thuhet po ashtu se urdhëresa është mbështetur në rregulloren nr. 016-58780 mbi përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punonjësve në IEA në Komunën e Gjilanit.
Ky vendim i komunës së Gjilanit vjen një muaj pasi KTV-ja raportoi se mësuesit në këtë komunë mbanin kurse me pagesë për nxënësit e tyre, ndonëse ishte e ndaluar me rregullore.

-
Ndryshimi i orarit mësimor për Ramazan shihet në kundërshtim me parimin laik të shtetit
-
Shahini për ndryshimin e orarit gjatë Ramazanit: Vendim nga realiteti praktik i shkollave
-
Shkolla “Ismail Qemali” thotë se s’ka mundësi ta ndryshojë orarin mësimor
-
Reshjet vështirësojnë qarkullimin edhe në Gjilan, thirrje që të shfrytëzohen rrugë alternative
-
Komuna e Kamenicës ndalon pirjen e duhanit në hapësirat jashtë institucioneve publike