Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gjilani kujton veprimtarinë e të ndjerit Ilir Mustafa

Të mërkurën është mbajtur një mbledhje komemorative me rastin e ndarjes nga jeta të veprimtarit të çështjes kombëtare, Ilir Mustafa, ku të pranishëm ishin institucione lokale e qendrore, familjar e bashkëpunëtorë të tij, njofton kumtesa komunale, transmeton Koha.net.

Në fjalën e rastit, kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se ndihet krenar që e ka njohur dhe ka bashkëpunuar me këtë veprimtar për më shumë se dy dekada, duke thënë se nuk është frikuar dhe nuk është ndalur asnjëherë në rezistencën e tij për liri, pavarësi e bashkim.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Prania e përfaqësuesve politik dhe institucionalë, e deputetëve të Kuvendit të Republikës dhe qytetarëve, tregon qartë se si Iliri rrugën e tij të shkurtër e ka bërë të bujshme në ecjen e madhe të ngadalshme, por gjithmonë i buzëqeshur në rezistencën për liri, pavarësi dhe për shtet të përbashkët. Ai nuk është frikuar dhe nuk është ndalur asnjëherë”, ka thënë Haziri.

Kreu i Gjilanit tha se Iliri ka qenë në gjendje t’i bëjë mbi 1 mijë kilometra në ditë për një takim 10 minutësh në Francë, Gjermani dhe nëpër Europë, vetëm për t’i njoftuar dhe sensibilizuar për çështjen e Kosovës.

Veprimtari Sami Kurteshi ka thënë se angazhimi i tij në Francë, sidomos në Këshillin e Europës, ishte vendimtar në shumë raste për Kosovën.

Në emër të familjes ka folur djali i Ilir Mustafës, Armendi, i cili ka falënderuar për organizimin e kësaj mbledhje komemorative, sikurse edhe të gjitha institucionet tjera dhe të gjithë miqtë e babait për nderin dhe respektin që kanë treguar.

Varrimi i të ndjerit është bërë sot në ora 16:00, në varrezat e qytetit të Gjilanit.​