Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka falënderuar kryeministrin e Republikës, Ramush Haradinaj, për aprovimin e kërkesës së Komunës së Gjilanit për kthimin në pronë të Komunës të parcelave, me qëllim të sigurimit të lokacionit të ri për varrezat e qytetit në Velekincë, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
“Me miratimin e kësaj kërkese nga ana e Qeverisë tashmë kemi bërë zgjidhje për varrezat e qytetit për 100 vitet e ardhshme”, ka thënë Haziri.
Përndryshe, lokacioni i ri i varrezave të qytetit ka sipërfaqe prej afro 11 hektarëve.

Artikuj të ngjashëm
-
Kushtetuesja e qartëson statusin e pronës së destinuar për varrezat e reja në Gjilan
-
Gjilani ende s’e ka gati projektin për varreza të reja
-
Gjilani duhet t’ia kthejë AKP-së pronën e planifikuar për varreza, Komuna me opsione të tjera
-
Kuvendi i Gjilanit në tension, s’ka zgjidhje për lokacion të varrezave
-
Opozita kundërshton hapësirën të cilën Komuna e Gjilanit e përcaktoi për varreza